
Mos i bëni këto 7 gjëra, nëse doni dhëmbë të shëndetshëm!
Dritare.net

Dritare.net ka sjellë për ju disa këshilla, dhe nëse doni dhëmbë të shëndetshëm, bëni mirë t'i zbatoni.
1- Mos konsumoni shumë pije me ngjyrë të errët, pasi dhëmbët tuaja do të nxihen.
2- Mos i fërkoni dhëmbët shumë fort me furçë! Mos i lani dhëmbët direkt sapo mbaroni së ngrëni dhe ndërrojeni furçën çdo tre muaj!
3- Mos thyeni arra me dhëmbë, ose mos hapni sende të forta me to, ndryshe do t'ju ngelë ndonjë copë dhëmbi në dorë, këshillon dritare.net
4- Mos i kafshoni lapsat, stilolapsat, apo çdo send që zakonisht fusni pa vetëdije në gojë.
5- Përdorni fill dentar, por me mençuri. Ai është i domosdoshëm, por ju shpeshherë dëmtoni mishrat e dhëmbëve me të.
6- Mos hani shpeshherë gjëra të forta!
7- Ju doni dhëmbë të bardhë, por mos i zbardhi shumë shpesh, pasi do të dëmtoni smaltin./K.C/dritare.net

















