Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mos blini më qumësht bajamesh!

Mos blini më qumësht bajamesh!
Bajamet janë ndër frutat e thata më të shëndetshme pasi janë një burim i pasur me yndyrna, proteina, antioksidantë dhe fenole të dobishme. Prandaj, shtimi i tyre në dietën tuaj të rregullt do t’i sigurojë shumë përfitime dhe energji trupit. Megjithatë, shumë njerëz që i konsumojnë ato, mendojnë se edhe varianti i qumështit të tyre është po aq i shëndetshëm sa ata mendojnë.

Por, qumështi i bajameve që blihet në dyqane, përmban më shumë ujë dhe aditivë se sa bajame. Një karton me këtë qumësht përmban mesatarisht vetëm një grusht bajamesh.

Studimet kanë gjetur vetëm 2 përqind bajame në markën e qumështit të bajameve ALPRO, në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa tjetër është një përzierje e sheqerit diabetik, ujit, vitaminës D,A,E dhe një agjenti tjetër që përdoret për trashjen e tij.

Ndaj, që ju të merrni të gjitha vlerat ushqyese, duhet që ta konsumoni njëherësh të gjithë kartonin me qumësht. Kjo shpjegon dhe sasinë e ulët të kalorive në të, se si një filxhan  qumësht bajamesh përmban vetëm 30 kalori, ndërkohë që një filxhan bajame ka 160 kalori.

Këto fakte nuk janë zbuluar për shkak të fitimeve të industrisë së qumështit të bajameve. Prandaj, ne ju sugjerojmë të mos blini më qumësht bajamesh sepse aditivët dhe sheqeri diabetik që gjenden në të nuk janë shumë të shëndetshëm.

Në këtë rast është shumë më mirë që të konsumoni veçmas bajame dhe qumësht normal, se sa të pini qumësht bajamesh.

Ose në rastin më të mirë mund të miksoni vetë në një mlender bajamet me qumështin dhe kjo sigurisht është mënyra më e mirë dhe ushqyese për ju./HealthyFoodHouse/shije.al