Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Moderatorja Pranvera Borakaj bëhet nënë për herë të parë, ja emri vajzës

Moderatorja Pranvera Borakaj bëhet nënë për herë
Moderatorja dhe gazetarja e dashur e ekranit të Vizion Plus, Pranvera Borakaj, bëhet nënë për herë të parë.

Mësohet se, Pranvera ka sjellë në jetë ditën e shtunë një vajzë, dhe të dyja janë shumë mirë me shëndet.

Gazetarja Borakaj, siç raporton Vizion Plus, pasi dha edicionin informativ të mëngjesit, ka shkuar në spitalin privat, ku kishte planifikuar më parë lindjen e vogëlushes, pasi kur je gazetare, nuk mund t’i lësh asgjë rastësisë. Dhe kështu veproi edhe Pranvera.

Ndërkohë, Dritare.net mëson se, emri i vajzës është Anna, një emër sa i thjeshtë, aq edhe domethënës. Edhe pse ka pak ditë që është bërë nënë, Dritare.net raporton se, Pranvera do të kthehet shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus, në drejtimin e emisionit “7 pa 5” dhe edicionit informativ./d.r-dritare.net