

E ftuar në Wake Up, pak kohë më parë, ajo nuk pranoi se ishte shtatzënë.
“Çfarë shtatzënie? Unë kur të kem diçka për të thënë, do dal do ta them vetë ju premtoj”, ka thënë Jonida.
Por siç duket kishte dashur të jetë surprizë për emisionin ku ajo është në juri, Top Talent.
"Si është Jonida, e cila po i gjykon konkurrentët vet i dytë?"
Tha moderatorja e programit, Ori Nebiaj.
"Mendova që do të jemi katër në juri, por në fakt jemi pesë", tha duke qeshur Jonida.
Ajo kurorëzoi dashurinë e saj, me aktorin Besnik Krapi, me një dasmë madhështore, vjeshtën e kaluar./L.F-dritare.net

















