Na ndiqni edhe në

Modë

Trendet e modës që pësuan ndryshime të mëdha nga pandemia!

Trendet e modës që pësuan ndryshime të mëdha nga

"Sa më gjatë të qëndrojmë në këtë pandemi aq më shumë do ndryshojë marrëdhënia jonë me modën." Thotë Dawnn Karen, psikologe mode dhe këshilluese marketingu. Tashmë dihet që kriza pandemike është shndërruar në një krizë financiare. Kjo ka bërë që njerëzit t’i rimendojnë disa shpenzime që dikur konsideroheshin të zakonshme. Megjithatë janë disa trende që po ia dalin më së miri edhe në kohë të tilla ku paraja nuk është me bollëk. Ja disa prej tyre:
Qerpikët fallco kanë pësuar një rritje në shitje me 15% bashkë me produktet e tjera për sytë ndërsa buzkuqët një rënie prej 5%. Nuk ka nevojë as për shumë shpjegime se pse po ndodh kjo. Kur vendos maskë dhe mbulon gojën me të askush s’ka qejf t'i ngelë buzkuq te maska, ndërsa duke mbuluar gjysmën e fytyrës gjysma tjetër bie më shumë në sy, kështu që vajzat po i japin më shumë rëndësi vetullave dhe qerpikëve.

Trendet e modës që pësuan ndryshime të mëdha nga

Produktet e kujdesit të lëkurës kanë pësuar rritje në shitje. Kjo është normale pasi duke qëndruar në shtëpi dhe duke pasur më shumë kohë të lirë, disa janë përkushtuar më shumë se zakonisht kujdesit të lëkurës apo flokëve. Edhe bojërat e flokëve janë shitur më tepër. Gati të gjitha femrat janë tunduar të ndryshojnë stilin e flokëve ose t'i lyejnë gjatë karantinës, informon dritare.net

Trendet e modës që pësuan ndryshime të mëdha nga

Thuajuni mirupafshim takave të larta! Takat kanë vite që po pësojnë rënie në shitje duke qënë se këpucët sportive ua kanë zënë fronin si më të preferuarat nga vajzat. Rënia shitjeve të tyre ka qenë me 70% dhe nuk dihet nëse kjo industri do ta marrë ndonjëherë veten. Sigurisht ka vajza dhe gra që mezi kanë pritur të veshin takat e tyre të larta pas daljes nga karantina dhe ‘të ndihen përsëri femra’. Por pjesa më e madhe prej tyre mbasi kanë provuar rehatinë që të ofrojnë të sheshtat dhe atletet nuk duan t'i rikthehen asaj torture dhe njëherë. Tani e vetmja gjë që ka rëndësi është komforti.

Trendet e modës që pësuan ndryshime të mëdha nga

Kompanitë e modës janë duke krijuar dizenjime me taka më të gjera dhe më të trasha për të qënë sa më stabël.
Edhe kur vjen fjala te veshjet njerëzit po preferojnë gjithjë e më shumë ato të rehatshmet. Askush nuk ka më dëshirë të provojë lodhjen e ‘të ngrefurit e të krehurit’. Kur qëndron dy muaj e karantinuar e veshur me pizhama, ideja që do të rikthehesh në punë me pantallona të ngushta i jep ca kënaqësi asaj zonjës brenda vetes. Por është dhe tmerr kur mendon për rehatinë e humbur. Xhupat,tutat,streçet janë të gjitha in këtë vit. Tashmë motoja e të gjithëve është:Vishu mirë dhe ndihu sa më rehat./S.F/dritare.net