Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja misterioze në Vlorë/ Dosja kalon tek krimet e rënda, ja pistat!

Vrasja misterioze në Vlorë/ Dosja kalon tek krimet e rënda, ja
Kreshnik Dashaj, me origjinë nga fshati Lubonjë, ishte vendosur rreth 12 vjet më parë në Vlorë, ku punonte në një fabrikë këpucësh, ndërsa disa vite më parë ka jetuar edhe si emigrant në Greqi.

Për shkak të pagës së ulët, babait të një vajze 7 vjeçe i duhej të punonte deri në 16 orë në ditë për të mbajtur familjen.

37-vjeçari rezulton person pa precedentë penalë dhe i paskeduar nga Policia.

Fqinjët e tij thonë se ishte person shumë i qetë dhe pa probleme. “Ishte njeri familjar, asnjëherë nuk ishte njohur si person problematik. Na erdhi shumë habi kur mësuam se çfarë kishte ndodhur”, shprehet një prej fqinjëve të Dashajt.

Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur motivin e vrasjes së tij.

Dosja hetimore i ka kaluar Krimeve te Renda, ndersa burime nga grupi hetimor sqarojne per Panorama se policia po heton ne dy pista kryesore, ate te ndonje konflikti banal ose te meparshem por edhe ate te motiveve familjare.

Policia tregohet e rezervuar rreth informacioneve, ndersa mesohet se ka patur edhe persona te shoqeruar pak ore pas ngjarjes./ I.M-Panorama