Na ndiqni edhe në

Shqiptar

“Miss Albania 1999”, ja si duket ajo sot!

“Miss Albania 1999”, ja si duket ajo sot!
Kanë kaluar 18 vjet që kur Venera Mustafa, vajza nga Prishtina u shpall Miss Albania. Venera nuk e vazhdoi fushën e modelingut, por vendosi të ndiqte ëndrrën e saj për të qënë stiliste dhe sot ajo ka një markë të saj me qendër në Prishtinë. E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” Venera tregoi mbi pasionin e saj dhe koleksionet e veshjeve që ka krijuar që nga viti 2011. Madje ajo është shumë e njohur në Kosovë për koleksionin e saj “Ë”. Siç sqaron edhe Venera, ajo ka vendosur t’i vejë këtë emër pikërisht sepse shkronja “ë” nuk përdoret shumë. Venera tregoi se është dëshira e saj për të mos qenë shumë e pranishme në media, por për të folur përmes punës.