Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mira Kazhani rrëfehet, ja çfarë mendon për faktin që ende nuk është martuar!

Mira Kazhani rrëfehet, ja çfarë mendon për faktin që
Mira Kazhani, moderatore, opinioniste dhe themeluesja një portali online, e cila është ende e pamartuar dhe pa fëmijë, flet një emision televiziv për jetën e saj private.

E ftuar në "Një kat më lart" me Ermal Peçin, Kazhani iu përgjigj pyetjes së gazetarit, nëse edhe nëna e saj e shtyn drejt martesës, pasi mosha bën të vetën :

“Jo, nuk kemi kështu bisedash sepse këto nuk janë as me recetë, as me orar. Po, edhe ma thonë njerëz që më duken modernë dhe të emancipuar. Ka një kontrast mes njerëzve të thjeshtë që s’ma thonë dhe njerëzve që në shoqëri njihen si të zhvilluar, të elaboruar, të lëçitur që ma thonë.”

Karriera s’ka qenë kurrë pengesë, të paktën në sytë e gazetares, por siç e thotë dhe vetë, është punë fati dhe jo inati:

“Ndoshta burrat mund të më kenë parë [si karrieriste]. Unë s’e kam parë pengesë karrierën. Mendoj se mund të bëhen të dyja bashkë. Para shumë vitesh, që të tregohem e sinqertë, e mendoja këtë historinë e dasmës dhe burrit, një djali dhe një vajze, rregullat klishe. Kalon koha dhe kupton që kjo është punë fati dhe jo punë inati. Nuk e bën dot me imponim. Nga njerëzit që kam takuar nuk kam ndonjë peng. Tek-tuk dikush mund të them që mund të ishte shpirti im binjak, por rrethanat nuk na lejojnë.”V.D/dritare.net/