Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Miqve të mi, idealet e të cilëve mbetën në Instagram dhe kafe

Miqve të mi, idealet e të cilëve mbetën në Instagram

Nga Fatjona Langa

Për një kohë të gjatë kam mbledhur brenda vetes shumë ndjenja mikse, të cilat ose janë shuar me kalimin e kohës,ose janë rizgjuar.  Çfarë mbeti në adoleshence, mbeti atje përgjithmonë, por çfarë u rrit me mua u bë më e fortë se unë. Ndoshta është jeta e tillë që disa gjëra t'i përçon shpejt, e ca te tjera nëse si ushqen me kohë dhe pasion humbin dhe nuk i rigjen më brenda unit tënd.

Sot është një nga ato ditët e zakonshme që teksa bëj një scroll në Instagram, shoh sesi një storie flet për revolte brenda vetes apo përtej, sesi dikush është i lumtur se udhëton, se ka miq shumë, se vishet me marka të shtrenjta dhe se i pi kafet jo në vende klishe, por ne "zgëqe" me nam.  Atyre dua t'u bëj unfollow nga jeta ime, ata njerëz nuk dua t'i ndjek e as të më ndjekin. As për inerci. Të rinj dhe të reja që dijen, trurin dhe më të bukurën e jetës e lanë në Instagram dhe kafe. Janë edhe miq te mitë, nuk r mohoj, por revoltohem se më tërheqin në vorbull.

Më bëjnë të bie në grackën se nëse nuk postoj nuk jam e lumtur, nëse nuk uroj dikë në rrjete sociale për çdo rast do të më mbajë mëri, nëse padashur s'kam bere komente lëpirëse me zemra do të më heqë nga jeta dhe Instagrami, se ky u fundit ka me shume vlere.

Juve ju kisha thënë shumë, por idealet e mia nuk janë këmbëshkurtra, nuk shkojnë deri në Instagram e të kthehen sërish. Idealet e mia zgjohen çdo dite në 5 të mëngjesit, dhe punojnë fort që një ditë të mund t'i bëhem dikujt frymëzim, të mund t'i tregoj sesi ja dola në një Shqipëri të vogël, me pak mundësi, me pak rrogë, me pak drejtësi dhe meritokraci, por që ja dola!

Në një Shqipëri që ndoshta më shumë dyer na i ka mbyllur, përpara se te na i hapim, por kujt nuk iu përplas një derë e kujt nuk iu krijua një dritare nga ku mund të shihte qiellin e të ëndërronte se edhe në horizontin e një vendi të vogël, ka shpresë.

Ka vërtet shpresë, por jo nëse shpresën e kërkuat në auditorët bosh të fakultetit, në gradat shkencore të profesorëve, në orët e lëna, akoma me keq në kafe apo në Instagram sepse je ndjerë e tepërt ose tepër i zgjuar... Apo gabohem??

Shpresën e një jete më të mirë e kam gjetur në idealin se sakrificat në jetë janë njerëzore, se zemrat thyhen, bëhen copë e cikë, por asnjëherë pulset nuk reshtin së rrahuri. E meqë jeni këtu, thonë se hekuri rrihet sa është i nxehtë, e unë në timen atë bëra. Idealet e mia i mbajta gjallë teksa udhëtoja, teksa sa herë largohesha kthehesha sërish, teksa shfletoja, teksa punoja, teksa shihja tim atë, teksa mbyllja dyert çdo mbrëmje për t'u rizgjuar për një ditë të re...

Unë jam sot, sepse në rrënjët e mia kam ndjerë se çdo gjë është e mundur. Im atë është rritur pa baba, ime më po ashtu. Ata janë brezi i fundit i një periudhë shumë të errët të vendit tonë, por ata nuk i lanë idealet në idealizmat e partisë. Ata punuan. Punuan fort dhe ja dolën. Edhe unë mes të tjerash kam besim se nëse çdo ditë është një ditë që më jepet, do ta bej atë të jetë dita më e mirë e jetës sime. Këtë do t'ua mësoj edhe brezave që do të vijnë pas meje. Ndërkohë miqve të mi do t'u lë përkujtimoret boshe në Instagram./dritare.net