Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ministrja Manastirliu i përgjigjet çiftit 75-vjeçar, që i shkroi në Instagram!

Ministrja Manastirliu i përgjigjet çiftit 75-vjeçar, që
Para pak ditësh, një 75-vjeçar, z. Ruhi Alushani, i shkroi ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu në instagram, për një shqetësim. Për shkak të problemeve shëndetësore, së bashku me bashkëshorten e tij, çifti kishte shkuar në poliklinikën e zonës, për të bërë Check-up-in, pasi një fqinj i tij, i kishte  treguar se në shtet mund të bëhen  analizat falas.

Por sipas rregullit të ministrisë, ky kontroll mjekësor që ofrohet në të gjithë vendin, ka një kufizim përsa i përket moshës. Atë mund ta bëjnë vetëm grupmoshat nga 35 deri në 70 vjeç. Për këtë arsye doktoresha e Poliklinikës Nr.1, i kishte sqaruar se për ta, nuk ishte e mundur të realizonin këtë shërbim.

Menjëherë pas kësaj,  zoti Alushani i kishte shprehur ministres shqetësimin e tij në instagram.  Ai kërkonte ndihmë nga ministrja, që edhe çifti  të kryente analizat e përgjithshme falas, (Check-up).

Dritare.net kontaktoi me zotin Alushani, për të mësuar nëse dikush nga ministria i ishte përgjigjur kërkesës së tij. Ai u shpreh se përgjigja, kishte qenë e menjëhershme. Sot dritare.net ndoqi nga afër në Poliklinikën Nr1, procesin e  analizave.

Gjatë kohës që doktoresha kujdesej për 75-vjeçarin, ai na tregoi se ishte vetë ai që i kishte lindur ideja për t'i shkruar ministres, dhe se ishte përdorues i rregullt i rrjeteve sociale.

Dritare.net- Kush i shkroi ministres në instagram?

Z.Alushani: I kam shkruar unë, sepse i përdor të gjitha rrjete sociale. Mendova t'i shkruaj se ministrja çdo aktivitet e publikon aty. Mendova që do të më ndihmojë.

Dritare.net-Kur morët një përgjigje nga ministria?

Z.Alushani: Një ditë më pas më morën në telefon. Më thanë se me porosi të ministres, mund të bëj analizat e Check-Up-it në poliklinikë. Për këtë e falënderoj Manastirliun.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë, në çdo qendër shëndetësore, në vitin 2014 ministria e shëndetësisë, ofroi për herë të parë kontrollin e përgjithshëm falas.

Vetëm në 2018 Check-up-in e kanë kryer 422,892 qytetarë të grupmoshës 35–70 vjeç. Ndërsa në 3-muajt e parë të këtij viti, janë 122 mijë qytetarë që kanë bërë kontrollin falas.

Ky shërbim ofrohet një herë në vit për moshat nga 35-70 vjeç. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë arma më efikase kundër sëmundjeve.

Ndaj dhe ky kontroll  ka një rëndësi të veçantë. Është pikërisht kjo etapë e jetës, ku çdo individ, është më shumë i rrezikuar nga shfaqja e sëmundjeve të ndryshme.

Ajo që vihet re është se në çdo vit, ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve që duan të bëjnë Check-Up-in, por jo vetëm. Tashmë ata kërkojnë që edhe kufiri i moshës të rritet dhe kjo dëshmohet edhe me rastin e Alushanit./L.F-dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=OZRhfCxQ904

https://www.youtube.com/watch?v=fHrCoOTenFw