Ministrja Manastirliu: Deputetja e PD, mashtron me foto dhe shkakton panik!

Pasi ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pamburi publikoi disa foto të pasojavë të tërmetit në Qendërn Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka reaguar menjëherë  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se fotot janë realizuar menjëherë pas tërmetit, jo tani. Ajo thotë se ish-deputetja do të shkaktojë panik, ndëra shton se ka nisur puna për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve në spital.

Kjo është një fotografi e statusit të një ish-deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!

Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.

E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.

Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.

Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë”, shkruan Manastirliu./E.B-dritare.net

Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 2. Dezember 2019

LEXO DHE :  Unë nuk iki nga Shqipëria, ikni ju!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.