Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, shkruan se ka pritur në zyrën e tij liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Kreu i shtetit shkruan: “Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. 🇦🇱🤝🇽🇰”./E.B-dritare.net