Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Shqiptarët mendojnë se s’jam në rregull. Do të vdesin njerëz, do të vrasin veten

Meta: Shqiptarët mendojnë se s’jam në rregull. Do të

Kreu i shtetit, Ilir Meta në një intervistë për Ilir Babaramon, ka ftuar sërish qytetarët të dalin në shesh, më dy mars.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, Meta tha:

Ilir Meta: Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre, presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupi puçist.

Populli shqiptar nëse është mirë dhe mendon se presidenti nuk është në rregull, të vijojë të rrijë në shtëpi dhe durojë thundrën e një pushteti shtypës.

Edhe më të larta do të jenë padrejtësitë, do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri, apo si të tjerët që nuk kanë paguar energjitë për kaq apo aq muaj“.

Gazetari: A do të ketë akte dhune?

Ilir Meta: Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar ‘Rama-formën’. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë./K.C/dritare.net