
Meta publikon listën me 6 aplikantë të rinj, për vakancën në Gjykatën Kushtetuese
E Martë 22 Tetor 2019, 09:09
Dritare.net

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo, Vjosa Bodo Mujo.
Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit./E.B-dritare.net

















