
Tërmetet, Meta nga Durrësi: Ruani qetësinë!
Dritare.net

Meta, pas takimit me prefektin e Durrësit, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u ka bërë apel qytetarëve të ruajnë qetësinë. Kreu i shtetit gjithashtu është shprehur se duhet të punohet me një koordimin efikas me strukturat dhe komunitetin.
“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishëm që të evidentohet cdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik.Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”, tha Meta./E.B-dritare.net

















