Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta nesër në konferencë, Fatos Lubonja: Ja rruga e vetme e kreut të shtetit

Meta nesër në konferencë, Fatos Lubonja: Ja rruga e vetme e kreut
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, foli në lidhje me konferencën që pritet të mbajë nesër Presidenti Meta, pas rrëzimit të dekretit nga Kolegji Zgjedhor.

Lubonja u shpreh se “Kreu i Shtetit për të treguar forcën është të lërë Presidencën dhe të marrë në dorë partinë, LSI-në. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej”.

Ndërkohë Lubonja foli edhe për ndikimin e ndërkombëtarëve, të cilët i cilësoi si pjesë të problemit dhe jo të zgjedhjes.

“Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Ata ishin me Berishën deri sa u dogj vendi, ata janë pjesë e problemit, duan stabilitet. Kanë harxhuar miliona me atë reformën në drejtësi, ngelen duke na thënë keni ecur përpara, jo në Europë, po do kishim arritur edhe Amerikën po të kishim dëgjuar ata. Nuk duhen llogaritur shumë”, tha Lubonja./e.k-Dritare.net