Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta me sloganin e Trump bën thirrje për trubimin e 2 marsit!

Meta me sloganin e Trump bën thirrje për trubimin e 2 marsit!
Presidenti i Republikës Ilir Meta, mëngjesin e kësaj të enjte ka bërë sërish thirrje që populli të mblidhet në Bulevard me datën 2 mars, për të bërë atë që ai e ka quajtur besëlidhja kundër Rilindjes.

Meta duke shkruar "Shqipëria e para" që është slogani i Trump "Amerika e para" thotë se me 2 mars duhet kthyer spvraniteti i vendit.

Postimi i Metës:

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t'i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t'ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve! ??/ I.M-Dritare.net