Meta kujton 8 Dhjetorin me këtë video për tërmetin, ja mesazhi që u jep të rinjve!

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kujtuar sot 8 Dhjetorin 1990, Ditën e Rinisë. Ju kujtojmë se, ditë më parë Meta organizoi një tubim te Qytet Studenti, që do të zhvillohej sot, por u anulua pasi ra tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa poston një video nga qendra ku strehohen të prekurit nga tërmeti në Bubq, ku shihen disa të rinj që po ndihmojnë me gatimin, Meta ka shkruar se, mijëra të rinj dhe të reja kanë bërë përpjekje për mbledhjen e ndihmave, fondeve dhe kanë shërbyer në komunitete të ndryshme ditë e natë. Ndërkohë që sot është Dita e Rinisë, Meta ka gjetur rastin të falënderojë çdo vajzë e djalë që i shërben vullnetarisht komunitetit.

Kreu i shtetit, shprehet se, i inkurajon të rinjtë shqiptarë që të marrin në dorë fatin e atdheut të tyre, ashtu si studentët e dhjetorit 1990.

“Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e pabesë që goditi vendin.

Përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë.

Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.

Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm!

Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

Nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” 🇦🇱

Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim! “,- shkruan Meta./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi? Ambasada jep informacione

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.