Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Ilaçi i vetëm që shëron vendin nga kriza, është vota e lirë

Meta: Ilaçi i vetëm që shëron vendin nga kriza,
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme, e Komitetit Hebreo-Amerikan. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se e ka njohur me situatën në vend dhe i ka treguar propozimin e tij, për zgjedhje për të tre palët, më 13 tetor.

Kreu i shtetit shkruan gjithashtu se i vetmi ilaç që shëron vendin nga kriza është respektimi i votës së lirë.

Pata sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris. 

E njoha me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin tim për zgjidhjen e saj, nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne.”, tha Meta./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2369841189728807/2369840886395504/?type=3&theater