Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook, deklaratën për medie të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili njofton zyrtarisht vdekjen e liderit të ISIS-it, Al-Bagdadi. Trump tha sot se, Al-Bagdadi vdiq si qen dhe frikacak. Ndërkohë, Meta shkruan mbi video se, vdekja e Al-Bagdadit është lajm i mirë për njerëzimin.
“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!“,- shkruan Meta./K.C/dritare.net