Meta i dorëzon Manjës informacionin sekret për djegien e Kuvendit
E Mërkurë 18 Shtator 2019, 11:11
Dritare.net
Sot, këtë informacion, Presidenti Meta ia ka vënë në dispozicion kreut të Komisionit Hetimor, Ulsi Manjës.
Manja konfirmoi se materiali i është vënë në dispozicion nga Presidenca dhe deputetët e Komisionit do të njihen nëse kanë nivelin e duhur të certifikatës së sigurisë.
“Më 13 shtator ka përfunduar proceduara e plotë e vënies në dispozicion të këtij materiali nga ana e Presidentit dhe që do të jetë pjesë e dokumentacionit që kolegët e komisionit, në përputhje me ligjin me “informacionin e klasifikuar shtetëror”, do të njihen dhe do të bëhen pjesë e diskutimit të seancës ku do të shqyrtojmë dokumentet e institucioneve”, tha Manja./E.B-dritare.net