Meta e shpalli non grata Boshardin, reagon OSBE: Po e mbajmë shënim këtë notë verbale të presidentit

Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë.

Përgjigja nuk është e drejtpërdrejtë, por thuhet se OSBE  e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit.

Në përgjigje e zëdhënëses Mersiha Čaušević Podžić thuhet:

“OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit . Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”, ka thënë zëdhënësja e OSBE, Mersiha Čaušević Podžić.

LEXO DHE :  Paketa anti-shpifje/ Rakipi: Ligj fashist, po i mbyllet goja medias

Presidenti meta e shpalli ‘non grata’ ambasadorin e OSBE me pretendimin se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”./ Top-channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Kjo eshte e mrekullueshme;Ti mbrosh shqiptaret nga nje gisht dhe te mos i mbrosh ata qindra njerez qe u Prishin shtepiat,as pare e degjuar nga Historia. Po pse rri akoma ne presidence more ILiR.Mere more macokun e shko shetit neper male.Shqiperi moj e mjera Shqiperi kush te shtiu me kryt ne hi?Ai Saliu me kompani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.