Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesila Doda i tregon vendin Ramës: Bëj kursin e rrobaqepësisë, se në burg do të kesh kohë boll!

Mesila Doda i tregon vendin Ramës: Bëj kursin e
Pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane "Bild", ka reaguar edhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda. Përmes një postimi në facebook, Doda ka ironizuar Ramën, duke i thënë të shkojë të bëjë kursin e rrobaqepësisë, pasi sipas saj, do të shkojë në burg, e do të ketë kohë boll.

"Pergjimet qe sot botoi gazeta Bild nxoren ne driten e diellit ate qe opozita ka kohe qe e thote. Rama ka fituar duke perdorur bandat kriminale te cilat kane vene nen kembe te gjithe shtetin e diktojne edhe listat e deputeteve socialiste. Pas kesaj nuk di ku do gjejne kurajon ata nderkombetare qe deri dje flisnin per parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rene çdo maske e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do te konsiderohet mbrojtje me dhune e krimit. Sot Shqiperia ka nevoje per normalitet. Hapi rruge zgjedhjeve te reja e ik nga ai vend se e bere per turp karrigen kryeministrore si askush tjeter perpara teje. Do kujtohesh ne histori se si shkaterrove kete vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgje nuk te shpeton me dot, as ambasadoret qe i ke miq e as ata te tjeret qe mundohesh ti perfshish ne bordero. Ke vetem nje rruge, shko bej kursin per rrobaqepsine se ne burg do kesh kohe boll, po asgje nuk do mundet te çbeje demet qe ti i bere ketij vendi…

I hoqe voten e lire, e vodhe sa munde, i riktheve nen thundren e krimineleve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jete me i veshtire nese ende vazhdon te luash edhe viktimen edhe diktatorin…

Ke shume pak kohe ende te mos mbetesh ne historine e ketij vendi si Neroni per Romen.",- shkruan, Doda./K.C/dritare.net