
Mendova se do të vdisja! Regjisori i Oscar akuzohet për sulm të dhunshëm seksual
Dritare.net

Pretendimet këtë herë vijnë nga fotografia Valentine Monnier, e cila e ka akuzuar Polanskin për një sulm jashtëzakonisht të dhunshëm dhe përdhunim që ndodhi në shtëpinë e tij të pushimit në alpet zviceriane. Ngjarja sipas saj, ka ndodhur në Gstaad në vitin 1975, kur ajo ishte 18 vjeçe.
Ndërsa regjisori 86-vjeçar ka hedhur poshtë këto pretendime, duke kërcënuar se do ta padisë Monnier, informon dirtare.net.
Në një letër të hapur të botuar nga gazeta franceze “Le Parisien”, Monnier tha se Polanski u përpoq t’i jepte asaj që të pinte një pilulë gjatë sulmit. Më vonë, tregon ajo, ai i kërkoi ndjesë duke qarë dhe i kërkoi që t’i premtonte se nuk do t’i tregonte kurrë askujt për atë që kishte ndodhur, informon dirtare.net.
"Mendova se do të vdisja", shkroi ajo.
Avokati i regjisorit të çmimeve Oskar, tha për AFP-në se hedh poshtë fuqimisht këtë akuzë për përdhunim.
Filmi i ri i Polanskit, “Një oficer dhe një spiun”, i cili do të jepet të mërkurën në Francë, është shoqëruar me polemika qysh nga momenti kur fitoi çmimin e dytë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Monnier, e cila mori pjesë si aktore në disa filma në vitet 1980, tha se publikimi i filmit për një nga gabimet më famëkeqe të drejtësisë në historinë franceze “çështja Dreyfus”, e kishte nxitur atë të fliste.
"Si ka mundësi që ai të përfitojë nga fondet publike për të instrumentalizuar historinë dhe duke e bërë këtë të rishkruajë historinë e tij, për të mbuluar të kaluarën kriminale”, shkroi Monnier, duke iu referuar dhënies së fondeve publike nga Franca për prodhimin e filmit.
"Ai më goditi derisa unë u dorëzova dhe pastaj më përdhunoi, duke më detyruar të bëj lloj-lloj gjërash", shtoi ajo, informon dritare.net.
Polanski pranoi se ka patur marrëdhënie seksuale të paligjshme me një të mitur në vitin 1977 dhe vuajti 42 ditë burg, por më vonë ai u largua nga SHBA.
Regjisori, fitues i çmimit Oscar, jeton në arrati që prej atij viti edhe pse është një qytetar i Polonisë dhe i Francës. BBC/J.H, Dritare.net

















