Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meghan Makle kundër protokollit, nuk do të pozojë për foto me foshnjën e sapolindur

Meghan Makle kundër protokollit, nuk do të pozojë për foto

Meghan Makle dhe princ Harry pritet të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë. Nëse keni ndjekur çdo gjë nga shtatzënia e saj, keni vërejtur që ajo ka vepruar siç ka dashur, jo sipas protokollit mbretëror.

Meghan bëri baby shower, ndërkohë që nuk është fare në protokoll. Ajo ka dëshirë të lindë në shtëpi dhe ta ushqejë vetë foshnjën, gjë që nuk është në protokoll, por që asnjë mbretëror nuk e ka bërë deri më tani.

Një tjetër gjë që Meghan do ta bëjë kundër protokollit, është poza e saj me Harryn dhe foshnjës e sapo lindur. Meghan ka dëshirë që foshnjën mos ta bëjë publikë sapo të lindë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Mbretëror disa ditë më parë thuhej se, Meghan dhe Harry do të marrin vetë vendime në lidhje me foshnjën e tyre.

Dëshira e Meghan është e kuptueshme, duke marrë parasysh faktin që qindra fotografë do jenë duke shkrepur foto të saj dhe foshnjës që sapo ka ardhur në jetë./E.B-dritare.net