Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Sherr me thika në Tiranë, plagoset në fytyrë i riu

Emri/ Sherr me thika në Tiranë, plagoset në fytyrë i riu
Një i ri ka mbetur i plagosur në Institut, pas një sherri banal. Nga policia mësohet se, ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Taulantët". Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur,  21-vjeçari Olsi Meraj. Meraj po stërvitej bashkë me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20 vjeç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.

“Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi O. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit.",- thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net