Na ndiqni edhe në

Arkiv

Azbuzim me lejet/ Lirohen 10 nga 20 zyrtarët në Durrës

Azbuzim me lejet/ Lirohen 10 nga 20 zyrtarët në Durrës
10 nga 20 zyrtarët që janë arrestuar në Durrës, ëpr abuzimet me lejet e ndërtimit janë liruar nga Gjykata, pasi u paraqitën për tu njohur me masën e sigurisë.

20 policë, e zyrtarë të tjerë u arrestuan tre ditë më parë, pas një aksioni blic të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Ata u akuzua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

20 zyrtarët e policët e arrestuar dhe masa e sigurisë:

Besnik Domi pezullim detyre, detyrim paraqitje

Sami Xhafa pezullim detyre, detyrim paraqitje

Marius Shahini detyrim paraqitje

Ermand Petova arrest me burg

Gjergj Gërco arrest me burg

Nikoll Marku pezullim detyre

Agim Osmani arrest me burg

Julian Kacadej pezullim detyre, detyrim paraqitje

Gani Dama

Haxhi Sherra arrest me burg

Ndriçim Shika arrest me burg

Adem Lika arrest me burg

Dritan Koçi detyrim paraqitje

Paulin Meta detyrim paraqitje

Alben Nika

Qerim Doka detyrim paraqitje

Gjon Zefi detyrim paraqitje

Dëshir Dakoli arrest me burg

Petrit Neziri arrest me burg

Astrit Nuri pezullim detyre./ I.M-Dritare.net