Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllen hetimet, Lulzim Basha i pandehur për lobimin 675 mijë dollarë

Mbyllen hetimet, Lulzim Basha i pandehur për lobimin 675 mijë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shpallur i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë. Kreu demokrat akuzohet se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”-thuhet në dokumentin e prokurorisë. Të pandehur janë shpallur edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, dhe financier i PD-së Ilir Dervishi./L.F-dritare.net