Mbi 1 mijë shqiptarë në shesh, për Marko Kepin!

Nga Kozeta Turishta-Nju Jork

Të dielën e 29 shtatorit, Marko Kepi, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në Parlamentin e Shtetit të Nju-Jorkut. Takimi u organizua në Staten Island, zona ku Kepi kandidon për të fituar këtë garë politike si një ndër republikanët e rinj më të spikatur.

Në këtë takim morën pjesë mbi 1000 mijë shqiptaro-amerikanë nga komuniteti shqiptar në mbështetje të Kepit, duke brohoritur emrin e tij për një fitore të mundshme dhe të merituar.

Marko Kepi, kandidati për Asamblenë e Nju Jorkut, u prit mjaft mirë nga të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit ku nuk munguan as artistët e njohur duke filluar nga Gëzim Nika me bashkëshorten e tij, koreografen Angjelina Nika,  Frederik Ndoci, Haxhi Maqellara, Alma Velaj, sopranoja e njohur Dëshira Ahmeti, e cili performoi e Himnit Amerikan, sëbashku me bashkëshortin e saj, artistin Arian Kerliu.

Maro Kepi, u premtoi se do ishte zëri më i denjë i çdo shqiptari në Parlamentin e Albany, si askush tjetër do promovojë kulturën shqiptare, por akoma më shumë do jetë zgjidhja e çdo problemi të komunitetit të zonës ku Kepi kandidon.

Gjatë fjalimit të tij, Kepi u shpreh tepër mirënjohës për mbështetjen e të gjithë të pranishmëve dhe tha që: pa votat e tyre nuk do mund të ketë fitore.

Në këtë takim të parë zyrtar, nuk munguan as dy Kongresmenet e njohur republikan Joseph Dioguardi dhe Michael Grimm, ku shprehen hapur vlerësimin për Kepit duke e quajtur një djalë të shkëlqyer e krenarë që është shqiptar dhe amerikan.

LEXO DHE :  Këto pallto ngjyrë kafe, nuk do të dalin kurrë nga moda!

Sipas tyre, Kepi është personi i duhur për karrigen e asamblistit në Albany ku do përçojë vetëm vlera dhe dinjitet për komunitetin shqiptaro -amerikan.

Ndërkohë fushata ka nisur deri në qershor të 2020-ës,  të gjithë që dëshirojnë të mbështesin kandidaturën e Kepit, gjithashtu të gjithë shqiptarët e Nju Jorkut që mund të kontribuojnë dhe financiarisht do jetë një ndihmë akoma më e madhe më fitoren e mundshme të një djali të ri shqiptar.

Marko njihet tashmë si një ndër djemtë më aktive në Nju Jork për kauzat, aktivitetet e ndryshme dhe Paradën Shqiptare në 10 vite, i cili e ka organizuar në mënyrën më të mirë duke e konsideruar si një ndër Paradat më të mira në gjithë Diasporën.

Si gjithnjë gazetarët e njohur shqiptarë, znj.Kozeta Zylo, një ndër shkrimtarët e njohura së bashku me bashkëshortin e saj Qemalin ishin prezentë me kameran e tyre të ‘Albalife’ ku kanë pasqyruar e gjithë aktivitetin. Gjithashtu Beqir Sina një ndër gazetarët më të dashur për komunitetin shqiptar, përcolli nga afër të dielën e 29 shtatorit./dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.