
Maskat e karnavaleve "Made in Albania" që po qarkullojnë në botë
Dritare.net

Rreth 50 persona bëjnë punë artizanale në një fabrikë pranë liqenit të Shkodrës, e cila eksporton deri në 30 mijë maska në vit, në të gjithë globin.
"Në fillim, çdo maskë është një mister. Duhet të jesh i durueshëm për të krijuar atë", tha Nora Gjonaj, 41-vjeçarja që ka punuar në fabrikën e maskave për dy dekada.
Maskat varijojnë që nga ato më të thjeshtat deri tek ato me shumë detaje zbukuruese, ndërsa çmimi i tyre varijonë nga 50 euro deri në 1.500 euro.
Shumica e maskave shkojnë për tregun e Venecias, qyteti ku karnavalet u mbyllën para kohe për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ndërsa të tjerat shpërndahen në 40 vende të botës, përfshirë Britaninë, Francën, SHBA dhe Australinë.
Kërkesat nga kompania nuk janë vetëm për maska karnavalesh, por edhe maska e kostume për teatër.
Studioja është themeluar në vitin 1997 nga Edmond Angoni, një shqiptar 64-vjeç i cili ka punuar në Itali, përpara se të hapte dyqanin e tij në Shqipëri.
"Maskat kanë bukurinë, magjinë dhe misterin e vet", tha ai për AFP.
Për krijimin e maskave ndiqet një seri hapash të përpikt.
"Ne i kushtojmë shumë vëmendje anës artistike të maskave, duke i punuar me pasion dhe dashuri, si vepra arti", tha Angoni.
Salla e ekspozitës me maska është bërë shumë tërheqëse për turistët, të cilët zbulojnë një art me maska luksoze të zbukuruara me fletë argjendi dhe ari, pendë, diamante dhe perla.
Vizitorët e interesuar mund të blejnë një maskë ose thjesht t'i shikojnë./Përshtati nga AFP, E.B-dritare.net

















