Sociologu: Ja sinjalet që tregojnë se dikush po tradhton!
Dritare.net
Sociologu Gëzim Tushi së fundmi ka folur për tradhtinë dhe cilat janë disa nga shkaqet që e çojnë partnerin/partneren që të heqë dorë nga dashuria në çift.
“Sinjali më i sigurtë është jeta në shtratin martesor, pra sasia, intensiteti i lidhjeve intime midis njërit dhe tjetrit është një tregues i sigurtë. Sa më të rralla të jenë aktet ka diçka, nëse nuk janë shëndetësore, ose shfaqja e impotencës, ose një ftohtësi nga ana e femrës që janë elementë që duhet të kurohen e trajtohen. Por nëse është me motive të tjera sociale, pra je i velur ose i neveritur nga kjo lidhje, atëherë kjo është një sinjal i dukshëm. E dyta, nëse nuk kanë qejf të kthehen në shtëpi, kur vjen e hëna thonë ‘shyqyr’, se shkojnë në punë, se të shtunën dhe të dielën duhet të jenë me burrin dhe me gruan e tyre që janë të mërzitshëm apo nuk shkojnë me njëri-tjetrin.
Që të shkosh të hën në punë do të thotë që të shkosh pranë me njeriun që e ke mik, që e ke partner, që ke lidhje emocionale, erotike apo seksuale, të gjitha këto. Ka dhe arsye të tjera. Në shoqërinë shqiptare, problemi i higjienës personale nuk është në nivelin e duhur. Kjo sjell neveri në marrëdhënien në çift”, tha sociologu në Live From Tirana./M.K-dritare.net