Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Pse nuk duhet ta përflisni fëmijën që urinon në gjumë!

Pse nuk duhet ta përflisni fëmijën që urinon në

Nga Lira Gjika

Urinimi në gjumë ose Enurezis Nocturn
“90% -të e fëmijëve që urinojnë natën ndihen shumë keq. Çdo njëri nga ata mendon se i ndodh vetëm atij.”
Urinimi në gjumë konsiderohet normal deri në moshën 5 vjeç, përpara kësaj moshe nuk rekomandohet asnjë lloj trajtimi. Megjithatë ka autorë që e caktojnë moshën 8 vjeç si kufiri normal të urinimit natën.
Disa këshilla të thjeshta:
1. Prindi duhet të kontrollojë shqetësimin apo bezdinë që i shkakton kjo situatë. Të përfolurit, në familje me gjyshërit, kushërinjtë apo me miqt e afër, për këtë shqetësim është shumë i dëmshëm për vetë fëmijën që e përjeton. Gjithashtu edhe më i dëmshëm është etiketimi apo vënia në sedër sidomos nga ndonjë vëlla apo motër e vogël. Nga gjitha këto mënyra nuk fitohët asnjë gjë e mirë, përkundrazi gjëndja rëndohet.
2. Një masë lehtësuese është përdorimi i mbrojtseve të dyshekut.
3. Fëmija që urinon natën në gjumë, nuk duhet kufizuar nga lëngjet, nga frika e urinimit. Fëmija duhet të pijë 6-7 gota me lëngje në ditë, pasi kjo influencon pozitivisht në mësimin e fshikzës me sasi të lartë lëngjes, gjë e cila është shumë e rëndësishme, për të fituar kontrollin sfinkterial apo të fshikzës.
4. Gjatë mbasdites duhet të evitoni ti jepni fëmijës, lëngje të tilla si portokalli, limoni, mandarin, lengje me gaz, coca-cola, çaj, si dhe çokollatë. Lëngjet e cituar më lartë sëbashku me çokollatën janë stimulues të fuqishëm të veshkave, për prodhim të shtuar të urinës.
Pak statistikë:
5-7 milionë fëmijë urinojnë natën në gjumë, pra nuk është një gjë e rrallë. Në këtë grup fëmijësh 2/3 e tyre janë djem dhe 1/3 vajza.
Pas moshës 5 vjeç, 15% e fëmijëve vazhdojnë të urinojnë natën në gjumë.
Në moshën 10 vjeç, 95% e fëmijëve nuk urinojnë më në shtratë.
Përshtatur nga:
“Birth to five” NHS UK
“Bedwetting: The secret problem” Matthew Hoffman, MD./Marrë nga Facebook-u i autores