Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Prindër, ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën!

Prindër, ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën!


Nga Lira Gjika

Prindër edukatorë, mësues, përpiquni të ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijët. Tashmë është studiuar në detaj, efekti pozitiv apo negativ i zërit të të rriturit në memorjen e fëmijëve dhe në kapacitetin e tyre për të mësuar. Studime me eksperimente të shumta që janë bërë ndër vite, me fëmijë duke filluar nga mosha 5 muajsh e deri në adoleshencë, kanë konfirmuar efektin pozitiv që ka zëri i ëmbël dhe i qetë në memorjen e fëmijës dhe të mbajturin mënd të gjërave të mësuara. Dhe në të kundër, efektin negativ që ushtron zëri i vrazhdë dhe aktivizimin që i bën harresës duke ulur shkallën e memorizimit. Gjërat e mësuara me zërin e ëmbël fëmijët i mbanin mënd mirë, madje nuk i harronin, ndërsa gjërat e mësuara me zërrin e vrazhdë nuk i mbanin mënd. Kujtonin vetëm ankthin që kishin përjetuar dhe e ripërjetonin kur përsëritej zëri./Marrë nga Facebook-u i autores