Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Njerëzit e lumtur kanë këto zakone. A jeni ju njëri prej tyre ?!

Njerëzit e lumtur kanë këto zakone. A jeni ju njëri prej

CNN

Përreth nesh vërejmë gjithmonë disa njerëz që e shikojnë gotën gjysmë plot. Ata janë gjithmonë të lumtur dhe duket sikur asgjë nuk i shqetëson. Sonja Lyubomirsky profesore në Universitetin e Kalifornisë ka studiuar lumturinë për 35 vjet.

"Lumturia ka dy komponentë," tha Lyubomirsky, duke vënë në dukje se ju nevojiten të dyja aspektet për të qenë një person i lumtur.

“Përvoja e emocioneve pozitive –njerëzit që janë të lumtur kanë më shumë gjasa të përjetojnë më shpesh ndjesi si gëzim, entuziazëm, qetësi, kuriozitet, dashuri, krenari”- ky është një komponent. Komponenti i dytë është të jesh i kënaqur me jetën tënde.”

Studiuesit i matin ato komponentë duke u bërë njerëzve pyetje të tilla si "Sa shpesh përjetoni gëzim, entuziazëm, kuriozitet?" dhe "Sa jeni të kënaqur me jetën tuaj?"

Disa aspekte të lumturisë mund të maten duke ekzaminuar strukturat e trurit dhe tiparet e fytyrës dhe madje duke bërë një analizë zëri, shkruan dritare.net.

Pyetja që bën shumëkush është nëse mund të vendosim ne për ndjenjat tona për të qenë një njeri më i lumtur. Lyubomirsky tha se është e mundur në një farë mase.

Ajo dhe studiues të tjerë kanë vërejtur se njerëzit e lumtur priren të kenë disa zakone.

Cilat zakone mund të adoptoni për të rritur nivelin tuaj të lumturisë?

Lyubomirsky ka këto pesë këshilla.

Dilni nga zona e rehatisë!

Nëse ju ka marrë rrjedha e punës apo rrjedha e jetës ndaluni pak. Përpiquni të rrisni numrin e përvojave të jetës suaj. Nuk keni nevojë të konkurroni në një lojë të vështirë tenisi apo të ngiteni në malin Everest, por të provoni diçka më të thjeshtë por që ju zgjon dhe ju nxjerr nga zona juaj e rehatisë.

Bëhuni njerëz më të mirë

“Të jesh i sjellshëm me njerëzit e tjerë sjell ju bën të ndiheni bujarë dhe të aftë, ju bën të ndiheni mirënjohës për jetën tuaj, "tha Lyubomirsky.

“Gjithashtu u jep gëzim njerëzve të tjerë dhe i shtyn ata të ju pëlqejnë më shumë dhe t’ju përgjigjen edhe në kohët tuaja të vështira, gjë që, nga ana tjetër, ndihmon në kultivimin e vetëvlerësimit tuaj.

Nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni?

Lyubomirsky ka disa sugjerime: Lyeni shtëpinë e një fqinji, mblidhni mbeturinat në lagjen tuaj, mësoni një të rritur analfabet të lexojë, shpëtoni një kafshë, vizitoni një shtëpi pleqsh, ndihmoni një të huaj të mbajë valixhen, bëni një punë shtëpiake (edhe kur nuk është radha juaj), ose thjesht buzëqeshni dikujt që ndihet i trishtuar.

Ushqeni marrëdhëniet tuaja

Kur bëhet fjalë për nivelin tuaj të lumturisë, marrëdhëniet personale kanë një ndikim më të madh se paratë, suksesi apo edhe shëndeti juaj.

“Të kalosh më shumë kohë cilësore me partnerin, bashkëshortin ose fëmijët, ose të rilidhesh me miqtë e vjetër, janë mënyra të sigurta për të rritur nivelin e lumturisë”, tha Lyubomirsky.

Jini mirënjohës

Numërimi i bekimeve tuaja është një mënyrë e shkëlqyer për të vlerësuar gjërat pozitive në jetën tuaj.

Kjo mund të bëhet përmes meditimit ose gjatë udhëtimit tuaj, duke shkruar në një ditar.

Një ide tjetër është të telefononi ose të shkruani një vlerësim për një person të rëndësishëm në jetën tuaj, të cilin nuk e keni falënderuar kurrë siç duhet.

Shprehja e mirënjohjes do t'ju inkurajojë të vlerësoni fatin tuaj të mirë vuri në dukje Lyubomirsky.

Festoni lajmet e mira

Ndarja e sukseseve dhe arritjeve me të tjerët lidhet me mirëqenien dhe gëzimin tuaj./L.F-dritare.net