

Një studim i fundit tregon se çiftet e lumtur shtojnë peshë kur e duan njëri-tjetrin.
Sipas Bright Side, bazuar edhe në hulumtimet një grua e martuar e cila është e lumtur me partnerin e saj mund të fitojë mesatarisht 24 kilogramë gjatë 5-6 viteve.
Përveç kësaj, gratë që jetonin me partnerët e tyre por nuk janë të martuara mund të fitojnë rreth 22 kilogramë, ndërsa gratë që ishin në lidhje, por nuk jetonin me partnerin e tyre, fitojnë vetëm 13 kilogramë. Studimi tregoi gjithashtu se edhe meshkujt po ashtu të cilët janë në një lidhje apo bashkëjetojnë me gjysmën tjetër, kanë më shumë gjasa për të shtuar rreth 25 kilogramë.
Studimi arriti në një përfundim se ekziston një lidhje e fortë midis marrëdhënieve romantike dhe obezitetit, kjo pasi çiftet që nuk janë të lumtur kanë më pak gjasa për të shtuar peshë. Çiftet që ndihen të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre nuk mund të shtojnë më shumë peshë për shkak të stresit.
Nëse njëri partner po shton peshë, partneri tjetër ka një shans 37% për të shtuar më shumë peshë gjithashtu. Kjo sepse ata përshtaten me zakonet e njëri-tjetrit pasi kalojnë shumë kohë së bashku. Ndërsa çiftet që mund të jenë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre shmangin kalimin e kohës së bashku, kështu që bëhet më e vështirë të përshtaten me zakonet e të ngrënit të njëri-tjetrit./M.K-dritare.net

















