Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Ja disa nga mitet që filmat romantikë na bënë të besojmë! Si dëmtojnë marrëdhëniet tona!

Ja disa nga mitet që filmat romantikë na bënë të

Herë pas here është mirë të shikoni një film të Disney-t por duhet të kuptoni se kur seriali përfundon, ne kthehemi në realitet. Kjo do të thotë që dashuria juaj në jetën reale nuk mund të përjetohet njësoj si në filma. Ja në cilat raste!

Gjetja e një shpirti binjak

Jo gjithmonë shpirti binjak duhet t’i ngjajë personazhit si në filat që ju keni parë. Nëse do të qëndroni me këto iluzione, ndoshta nuk do të përjetoni asnjëherë dashurinë.

Dashuria me shikim të parë

Dashuria me shikim të parë, përdoret shumë në skemat e filmave. Por në realitet, jo ccdo lidhje pritet të fillojë nga ndjenjat me shikim të parë, mbase do të duhet shumë kohë.

Të luftosh do të thotë që dashuria jote është pasionante

Sipas profesionistëve, ndonjëherë zënkat me zë të lartë midis personazheve përdoren në filma për të theksuar konfliktin. Dhe ndërsa mosmarrëveshja është krejtësisht normale, bërtitja, thyerja e gjërave mund të jetë një shenjë që ju nuk kontrolloni dot zemërimin.

Një kalorës që do t’ju zgjidhë gjithçka

Gjetja e një partneri shpesh paraqitet në filma si diçka që mund të zgjidhë të gjitha problemet tuaja. Në disa raste, dashuria tregohet thjesht si diçka që e bën jetën tuaj më të mirë, megjithëse mund t'i shtyjë disa njerëz të besojnë se jeta e tyre është e paplotë. Në fakt, një studim tregoi se të qenit beqar lë më shumë kohë për ndërveprime sociale, gjë që i bën njerëzit të lumtur.

Personaliteti i dikujt është i përsosur vetëm për ju

Disa filma na tregojnë se ne mund të gënjejmë se kush jemi dhe për të gjetur një person që na pëlqen. Psikologët pajtohen: t'i thuash gënjeshtra partnerit tënd çon në mungesë autenticiteti në marrëdhënie, të ndihesh i pakëndshëm me të.

Nuk ka diçka që dashuria e vërtetë nuk mund ta rregullojë

Të gjithëve na është treguar se është e mundur të ndryshoni personin që ju pëlqen, edhe nëse sjellja e tij nuk është e duhur. Por në realitet, dashuria, nuk duhet t’ju pengojë për të pasur ëndrra, të ndiqni pasionet tuaja. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk po jetoni një marrëdhënie të shëndetshme.

Dashuria, gjithçka që ju nevojitet

Filmi përpiqet të na bindë se ndryshimi i flokëve tuaj dhe vendosja e grimit, do të bëjë që personi që ju doni, të ndërrojë mendje, dhe të fillojë t’ju pëlqejë. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe të duash të ndryshosh pamjen tënde, por kurrë nuk duhet ta bëjmë këtë vetëm për t'u bërë përshtypje të tjerëve.

Mund të qëndrojmë thjesht miq

Është e vështirë të heqësh dorë nga një marrëdhënie në të cilën ke investuar shumë kohë, por ndonjëherë është më mirë t’i japësh fund. Edhe të qenurit miq, mund të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme për ju të dy. Psikologët këshillojnë të prisni 6-12 muaj përpara se të filloni një miqësi me ish-in tuaj për të parë nëse është e mundur./M.K-dritare.net