
Fraza e vetme që prindërit duhet t'u thonë fëmijëve nëse duan të flasin hapur me ta!
Dritare.net
Prindërit mund të lexojnë çdo manual dhe artikuj me këshilla, duke u përpjekur të kuptojnë sjelljen e fëmijës së tyre dhe t'i afrohen më shumë. Por ndonjëherë qasja më e fuqishme është thjesht të qenit pranë fëmijëve dhe të dëgjosh nevojat e tyre. Të jesh aty për të dëgjuar, pa shikime dhe kritika.
Dr. Becky Kennedy, psikologe dhe themeluese e shërbimit online të këshillimit të prindërve Good Inside, thekson se supozimi i mësipërm është plotësisht i vërtetë dhe zbulon fjalinë e vetme që prindërit duhet t'u thonë fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të ndihen gjithmonë të sigurt kur u drejtohen.
Në një intervistë, ajo ndau "frazën që ka nevojë çdo prind." Në momentet kur fëmija juaj ju po flet për diçka që po ndjen ose po lufton, ekspertja këshillon prindërit të përgjigjen me: "Jam shumë i/e lumtur që po më flet për këtë gjë."
Falënderimi i fëmijës suaj që ka guximin të ndajë diçka të pakëndshme me ju, do t'i ndihmojë ata të ndihen më rehat dhe të vijnë përsëri te ju në të ardhmen.
"Thuajani këtë fëmijës menjëherë kur ai është i stresuar, i zemëruar, i mërzitur, i turpëruar ose ndjen ndonjë emocion shqetësues që ju nuk e njihni menjëherë. Kur fëmijët na hapen, veçanërisht kur janë më të vegjël, për mungesën e miqve, ndjenjën e zemërimit apo diçka që ata kanë bërë është mënyra se si ne përgjigjemi ajo që ka rëndësi.”, shkroi Kennedy në videon e saj në TikTok./K.C/dritare.net

















