Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Ereksioni/ Çfarë zbulon për shëndetin tuaj?

Ereksioni/ Çfarë zbulon për shëndetin tuaj?

Meshkujt që vuajnë nga mosfunksionimi erektil kanë gjasa të jenë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose vdekjes së hershme, sugjerojnë shkencëtarët kinezë në një studim të ri të kryer në Spitalin Universitar Nanchang dhe të botuar në Journal of Sexual Medicine.

Studiuesit shikuan 25 studime me një kampion total prej 154,794 burrash dhe zbuluan se ata që kishin vështirësi me ereksionin kishin 59% më shumë gjasa të zhvillonin probleme të zemrës sesa ata që nuk kishin probleme me ereksionin. Disfunksioni erektil gjithashtu rrit rrezikun e meshkujve për goditje në tru (34%) dhe vdekje të parakohshme (33%). Këto rreziqe, në fakt, ishin më të mëdha për meshkujt mbi 55 vjeç, diabetikët, duhanpirësit dhe ata që vuanin nga impotenca seksuale.

Disfunksioni erektil është një gjendje që prek 100 milionë meshkuj në mbarë botën në shkallë të ndryshme, një numër që parashikohet të rritet në 300 milionë deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për 25% të vdekjeve në MB dhe SHBA.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. Wenxiong Zhang kryen studimin në fjalë dhe zbuluan një lidhje të fortë midis disfunksionit erektil dhe sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe vdekjes së hershme nga çdo shkak. Befasues ishte fakti se burrat që kishin pasur disfunksion erektil për më pak se shtatë vjet ishin në rrezik më të madh se ata që kishin pasur këtë problem për një periudhë më të gjatë kohore.

Mosfunksionimi erektil është gjithashtu i lidhur ngushtë me depresionin, i cili nga ana tjetër mund të jetë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. “Nëse nuk trajtohet, zhvillimi i depresionit mund të bëhet një katalizator për shëndetin e dobët, me ata që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor madje hezitojnë të kërkojnë ndihmë për mosfunksionimin erektil”, theksojnë studiuesit./K.C/dritare.net