Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mandi Nishtulla shkon i dehur në emisionin e Çanit

Mandi Nishtulla shkon i dehur në emisionin e Çanit
Këngëtari i njohur i muzikës tallave, i njohur si Mandi Nishtulla, emri i vërtetë i të cilit është Mandela, ka zbarkuar sot me një grup këngëtaresh në emisionin “Zonë e Lirë”.

Pas prezantimit të parë, Çani vazhdon intervistën me të ftuarën e parë, këngëtaren biseksuale Gugu, por Mandi  ndërhyn në çdo moment, duke mos e lënë drejtuesin të vazhdojë emisioni.

Ndërhyrjet e Mandit janë aq të shpeshta dhe pa tak sa e bëjnë edhe Çanit që të dyshojë se këngëtari është tapë. Por Mandi e hedh poshtë gjithçka, madje duke theksuar se ai vetë nuk pi, pasi është mysliman i mirë. Por me gjithë kërkesat e vazhdueshme të Çanit që të pushoi, ai vazhdon duke e nxjerrë Çanin herë pas here jashtë skenarit të emisionit.