
Mallkimi epik i Neritan Cekës, Rama: Sikur kishte dalë xhindi nga filxhani i fallxhores
E Shtunë 15 Qershor 2019, 17:05
Dritare.net

Rama u shpreh se Ceka dukej si xhindi që sapo kishte dalë nga filxhani i fallxhores (Monika Kryemadhit).
“Menduam se i kishim parë të gjitha, po një grua që drejton një parti politike me mallkime. Këtë nuk e kishim parë. U fut mallkimi si kategori politike. Pashë që e kishte zënë tartakuti edhe Neritan Cekën. Mallkonte sikur gërmuar tërë natën në filxhanin e Monikës. Profesor, 70 vjeç burrë, i nderuar, ishte bërë që po të mos kishte flokët e bardha do të dukej sikur të kishte dalë xhindi nga filxhani. Jemi bërë për të qeshur, jemi bërë për të qarë”, u shpreh kryeministri./e.k-Dritare.net

















