
Mali i Zi tërhiqet nga Eurovizion për të kursyer para
Dritare.net

Menaxhmenti i RTCG konfirmoi që Drejtori i Përgjithshëm, Božidar Šundić vendosi që Mali i Zi të mos merrte pjesë në Eurovision 2020 ndërsa shtoi se arsye për këtë është bërë gjendja financiare, shkruan dritare.net
Transmetuesi gjithashtu ka konfirmuar se rezultatet e dobëta të Malit të Zi në “Eurovizion” vitet e fundit ishin gjithashtu prapa vendimit të saj për t’u tërhequr.
Në një deklaratë, një zëdhënës i RTCG tha, “Eurovision kushton rreth 130,000 € çdo vit. Përfaqësuesit tanë të muzikës kanë arritur rezultate modeste në pjesën më të madhe. Finalja ishte e vështirë për t’u arritur .
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në konkursin e këngëve. Pasi u bë shtet i pavarur në 2007 dhe garoi tre herë, Mali i Zi nuk mori pjesë në 2010 dhe 2011, gjithashtu për arsye financiare./ I.M-Dritare.net

















