Mal me para dhe 6 mln shishe verë, oferta e çmendur për Iniestën
E Enjte 3 Maj 2018, 16:04
Dritare.net
Është presidenti i skuadrës kineze Chongqing Dangdai, Lizhang, i cili e ka lënë pa fjalë mesfushorin spanjoll.
Sipas “El Mundo Deportivos”, 34 vjeçarit i ofrojnë 27 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme.
Por jo vetëm kaq, sepse në oferta përfshihen edhe 6 milionë shishe verë “Bodega Iniesta”, me kosto 6 euro njëra.
Mesfushori do ketë mundësinë të zgjerojë biznesin e tij privat në mbarë Kinën.
Natyrisht që i gjendur para kësaj oferte, katalanasi do e ketë mjaft të vështirë të refuzojë./d.m-dritare.net