Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Liverpooli fiton trofeun e Botërorit të Klubeve

Liverpooli fiton trofeun e Botërorit të Klubeve
Finalja e Botërorit të Klubeve e zhvilluar në Katar në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa në Doha ka përfunduar me fitoren e skuadrës angleze Liverpool ndaj Flamengos së Brazilit.

Në 90 minutat e rregullta ndeshja nuk pari gola, ndërsa Ii vetmi gol u shënua në minutën e 99-të.

Aksioni i nisur nga kapiteni Jordan Henderson u shndërrua në gol nga Roberto Firmino pas një asisti të mrekullueshëm nga Sadio Mane.

Ky është trofeu i tretë për Liverpoolin këtë vit, pas atij të Ligës së Kampionëve kur e mposhti Tottenhamin në finale dhe trofeut të Superkupës së UEFA-s kur e mposhti Chelsean në penalti./ I.M-Dritare.net