Letra/ Jam e martuar, por po çmendem pas shefit tim seksi!

Një grua e martuar dhe me fëmijë është lënduar aq shumë nga tradhtia e bashkëshortit, sa i duket shefi shumë i bukur dhe i zgjuar. Në letrën e dërguar për E.Jean, ajo kërkon të dijë mënyrën se çfarë ti bëjë mendimeve për shefin dhe si ti japë dritën jeshile.

Letra: A mund të ndodhin histori dashurie në zyrë pas akuzave ndaj Harvey Weinstein e Russell Simmons? Kam filluar punë të re dhe më pëlqen shumë menaxheri im i ri. Ne jemi pothuajse në të njëjtën moshë, jemi të dy të martuar dhe kemi fëmijë. Para disa vitesh, bashkëshorti im pati një flirt me një prej punëtoreve të tij. Martesa jonë nuk u kthye më kurrë siç ishte.

Normalisht, unë nuk dua ta tradhtoj. E di rrëmujën që shkaktojnë. Por shefi im është shumë seksi! Ai është i ëmbël, i qeshur, i zgjuar dhe shumë optimist. Në varësi të punës, ne kemi interesa të njëjta. Ai është tip i shoqërueshëm dhe unë mund të keqinterpretoj interesin e tij tek unë. Është e mundur që ky djalë është thjesht i fiksuar pas flirteve. Megjithatë, mendimet për të më mbajnë zgjuar natën.

LEXO DHE :  Hitleri u nominua për Nobel/ Fakte historike që nuk i keni ditur

Në këtë moshë dhe pas akuzave për ngacmime seksuale në punë, ekziston një mundësi e vogël që shefi im të bëjë një lëvizje. A duhet ti jap atij dritën jeshile? Ndër të tjera jam e lumtur që të dëgjoj çdo lloj këshille. A nuk duhet ta shoh këtë djalë sa dhuratë nga universi, për të cilën do tregohesha idiote po ta refuzoja?

E.Jean: Kjo dilemë nuk ka lidhje me shefin tënd. Gjithcka lidhet me bashkëshortin tënd dhe tradhtisë së tij. Hakmarrja është tërheqëse, por konsideroni faktin se dikur ishit shumë të lidhur me burrin dhe duhet të kujtoni se dikur duheshit shumë. Mendoni se atëherë ishit aq të cmendur sa harronit punën për të qëndruar në shtrat duke bërë dashuri.

Lëre pas zemërimin ndaj burrit dhe jepini mundësinë vetes për një shkëndijë të re. Kërkoni divorcin dhe shkoni tek këshillimi i çifteve. Unë besoj se mund të krijoni një bashkim më të fortë, më seksual, më të zgjuar me burrin tuaj, dhe të lini bosin tuaj të gëzojë kënaqësitë dhe vuajtjet e martesës së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.