Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Vajza i shkruan psikologes: Kam frikë se nëna ime ka depresion. Si ta kuptoj?

Vajza i shkruan psikologes: Kam frikë se nëna ime ka depresion. Si ta

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një zonjë dhe ju shkruaj për nënën time 68 vjeç. Kohët e fundit më duket sikur nëna ime është futur në një gjendje trishtimi pa kuptim. Duket sikur është në depresion. Si ta kuptoj?

Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Depresioni tek njerëzit e moshuar është shumë i zakonshëm. Kjo nuk do të thotë se është diçka normale ose se duhet ta pranojmë ose të mos e trajtojmë. Në fakt, ka shumë të moshuar që nuk marrin trajtim sepse e konsiderojnë si një trishtim gjendjen e tyre. Depresioni prek njerëzit e moshuar krejtësisht ndryshe nga të rinjtë. Tek njerëzit e moshuar, depresioni shpesh shoqërohet me sëmundje të tjera, që do të thotë se zgjat më shumë. Për më tepër, depresioni tek të moshuarit është i lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes nga sëmundja.

Ndërsa njerëzit plaken, ata përballen me ndryshime të rëndësishme të jetës që mund të rrisin rrezikun e depresionit. Problemet shëndetësore ,vetmia dhe izolim , dalja në pension , vdekja e miqve, të afërmve dhe kafshëve shtëpiake ose humbja e një partneri janë shkaqe shumë të zakonshme të depresionit tek të moshuarit. Depresioni tek të moshuarit mund të përkeqësojë problemet që lidhen me plakjen, ndaj e dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim do tu sugjeroja për nënën tuaj që të rris aktivitetet fizike. Duke marrë parasysh kufizimet fizike për shkak të moshës, duhet të përpiqet të ushtrojnë më rregullisht ato .

Kjo mund të përfshijë ecje ose ushtrime të lehta. Mundohuni ta ndihmoni nënën tuaj të gjej një hobi ose interes të ri. Të moshuarit duhet të kërkojnë një mënyrë për të gjetur kuptim të ri në jetën e tyre. Kjo mund të përfshijë hobi ose interesa të reja. Në këtë moment ju e dashur lexuesja jonë mund ta ndihmoni nënën tuaj të rris lidhjet me familjen dhe miqtë.

Të moshuarit duhet të bëjnë përpjekje për t'u shoqëruar gjatë gjithë ditëve të tyre. Kjo mund t'i ndihmojë ata të ndihen më të lidhur me të tjerët dhe, më e rëndësishmja, të përjetojnë më shumë kuptim. Pushimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë mendor dhe fizik,ndaj ndihmojeni nënën tuaj të flej mjaftueshëm çdo ditë, kjo nënkupton respektimin e tetë orësh gjumë dhe, mbi të gjitha, orarin e caktuar për të pushuar. Nëse mendoni se situata me nënën tuaj bëhet e pa menaxhueshme është e rëndësishme që ky person të marrë ndihmë nga një specialist i shëndetit mendor. Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak. Gjithë të mirat./dritare.net