Një 20-vjeçare i shkruan psikologes: Mendoj shpesh për vdekjen!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila dhe Dritare.net. Unë qe ju shkruaj jam një vajzë 20 vjeç dhe jam duke kaluar një situatë tepët të vështirë e veten time. Mendoj shumë shpesh se do të vdes. Jam shumë e re dhe nuk e kuptoj pse më vinë këto mendime,madje shpesh mendoj edhe skena të situatës sesi do të më ndodh vdekja. Të lutëm si mund të më ndihmosh?
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexueses të Dritare.net!
Të gjithë kemi frikë nga vdekja. Mendimet e vazhdueshme rreth vdekjes mund të përfundojnë duke ndërhyrë në rutinën e përditshme. Kur këto mendime bëhen shumë të shpeshta kemi të bëjmë me njerëzit që përjetojnë ankth shumë intensive. Disa nga mendimet më të zakonshme që vinë janë pikërisht mënyrat se si mund të vdesin edhe pse këto imazhe ose situata do të ishin të pamundura. Është normale që pyesni se si ta kapërceni më mirë frikën nga vdekja apo si të mos keni frikë nga vdekja.
Në këtë rast unë rekomandoj që të përdorni frikën nga vdekja si motivim për të shijuar dhe përmirësuar jetën e përditshme. Këto mendime mund t'ju ndihmojnë të ndiqni zakone më të shëndetshme dhe të punoni me veten tuaj të brendshme. Gjykoj se përqendrimi në aspektet pozitive të jetës dhe të qenit mirënjohës për gjithçka që është arritur, mund t'ju ndihmojë të përballoni më mirë frikën e vdekjes . Në këtë mënyrë, mund të përpiqeni të mendoni për gjërat pozitive të ditës sa herë që shkoni për të fjetur.
Të kesh një qëllim dhe të përpiqesh ta bësh atë të ndodhë, mund ta bëjë frikën e vdekjes më të durueshme. Prandaj, njohja e asaj që duam për jetën tonë mund të jetë hapi i parë për të kapërcyer frikën e vdekjes .
Të flasësh për vdekjen dhe të kesh biseda rreth mendimeve të njerëzve të tjerë rreth vdekjes mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të kapërcyer këtë frikë. Idetë e të tjerëve do t'ju lejojnë t'i jepni kësaj gjendjeje një këndvështrim tjetër. Dua shumë që këndvështrimi im tu vi në ndihmë,por nëse situate juaj zgjat edhe më tej duhet të konsultoheni me një psikolog nga afër. Ditë të mbarë!/dritare.net