Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letër Psikologes/ Jam 18 vjeç dhe zihem shpesh me prindërit, çfarë të bëj?

Letër Psikologes/ Jam 18 vjeç dhe zihem shpesh me prindërit,
Përshëndetje,

Jam një vajzë 18-vjeçare, nxënëse në një shkollë në Tiranë.

Më pëlqen shumë Psikologjia dhe puna juaj ndaj dhe ju ndjek.  Vendosa t'ju shkruaj pasi jam shumë e mërzitur.

Nuk e di si mund ta shpreh por mendoj se gjerat për të cilat mendoj unë nuk shkojnë me dëshirat e prindërve të mi. Shpesh kemi debate në familje për veshjen, për daljen apo edhe për mendimet që unë shpreh. Mërzitem shumë se askush nuk më dëgjon drejt dhe nuk më kupton fare, fare.  Ata janë prindërit e mi unë i dua, por nuk më kuptojnë. Diskutojmë shpesh, por shumë herë nuk biem dakord për gjerat. Kjo më bën të ndihem jo mirë. Pyetja ime është sesi duhet të komunikoj unë me ta që të më kuptojnë? Ju falënderoj!

Psikologia përgjigjet!

Ju falënderoj për letrën dhe vlerësimin personal.

Raporti me prindërit në këtë moshë, është një nga marrëdhëniet më komplekse.

Shumë prindër duke pretenduar të rijetojnë rininë e tyre nëpërmjet jetës së fëmijëve, përpiqen të qëndrojnë më afër tyre duke u sjellë më tepër si shoqe sesa si nënë apo baba.

Në këto raste, fëmijët apo adoleshentët duhet të luftojë vazhdimisht për të mbrojtur identitetin e tyre, për të vlerësuar dhe realizuar dëshirat e tyre, pa rrezikuar të bini klishetë e eksperiencave të prindërve.

Shumë probleme, në dukje të pashpjegueshme, lindin nga raporti mbytës adoleshent -prindër, si për shembull; problemet me ushqimin, veshjes, daljes me shoqërinë,  të sferës emotive, apo në lidhje me partnerin.

Kur ndodh kjo, ju duhet të kërkoni  t’ju dëgjojë, t’ju mbështesin dhe t’ju ndihmojnë që të gjeni rrugën tuaj. Në këtë fazë shumë delikate lindin konflikte të cilat lënë hidhërim dhe keqkuptime të pazgjidhshme tek të dyja palët, që sjell inat, ndjenjë faji, apo ndjesi manipulimi, karakteristika këto të një raporti të ardhshëm jo të shëndetshëm.

Ajo që është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet shkëputur asnjëherë është komunikimi i vazhdueshëm dhe sa më i hapur me prindërit ne mënyrë që të zgjidhen të gjitha keqkuptimet midis jush. Nuk është e lehtë, por është fillimi i një arsyetimi sa më afër të drejtës. Ju uroj suksese!/dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]