Lefter Maliqi, ka debatuar ashpër në "Dritare me Rudinën" me kryetarin e Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri, i cili pak ditë më parë çoi në Kolegjin Zgjedhor një ankesë për pjesëmarrje në zgjedhje.
Maliqi iu drejtua shpesh Beqirit me fjalët “burgaxhi” dhe “kriminel”.
Lefter Maliqi: Të detyruan të shkosh atje. Ti e ke Hazbiun e Leskovikut.
Idajet Beqiri: Nuk kam nevojë.
Lefter Maliqi: Do fitoke ti bashkinë. Të çuan aty.
Idajet Beqiri: Jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje. Kolegji Zgjedhor është vendimmarrja më e lartë. Unë nuk bëj politik.
Këta do të dalin jashtë luftimin sepse nuk janë për zgjedhje të lira. Janë jashtë Kushtetutës. KQZ-në e quajnë të paligjshëm. Kolegjin Zgjedhor e quajnë të paligjshëm. Po qe paligjshmëri e quajnë ligj këta.
Lefter Maliqi: Mos më fol mua për Saliun dhe Ilirin se Edi Rama i sheh në ëndërr. Kush je ti që mund të flasësh për këtë. Ke 30 vota të familjes tënde.
Idajet Beqiri: Ti ke 5 mijë vota. Unë kam 17 mijë vota. Katër herë më shumë se ty. Në gjysmën e Shqipërisë kam dalë në zgjedhje. Po nëndrejtor burgu.
: Mua më vjen anash.
Idajet Beqiri: Kam parë mesazhin tënd për nëndrejtorin e burgut.
Lefter Maliqi: O hajdut, o burgaxhi. Bëre atë ankimimin pasi të tha Lali Eri dhe Edi Rama. Ku ke vota ti. Tani që të tha Kolegji do futesh.
Idajet Beqiri: Je shpifës.
Lefter Maliqi: O kriminel, të coi Lali Eri, ca partie ke ti, ke qenë në burg.
Idajet Beqiri: Unë kam luftuar për Kosovën. E di pse ulërin ti.
Lefter Maliqi: Bandat e krimit kanë kapur pushtetin.
Idajet Beqiri: Më datë 1 korrik vdes ti.
Lefter Maliqi: Po mos vdes ti ore se ke qenë në burg.
Idajet Beqiri: Ti nuk të lë të flasësh.
Lefter Maliqi: Të njëjtat shantazhe që bën Rama bëjnë edhe këta. Rri ore do fitonke ti bashkinë.
Idajet Beqiri: Unë se di ku e marrin guximin të thonë do të bëhet nami. Shqiptarët të jenë të qetë, sepse Shqipëria është e shtetit të fuqishëm, është vend i NATO se situatën këtu e ke marrë BE dhe NATO.
/K.C/dritare.net