Le Iene: Ja çfarë po ndodh me Alvin Berishën që ndodhet në Siri!
Dritare.net
Pas përpjekjeve të të atit të tij, Afrimit, dhe emisionit italian "Le Iene" vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të shpëtohej prej aty.
Shkak për këtë është bërë mungesa e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare në Siri, që të mund të firmoste garancinë për largimin e tij, ndërsa i kontaktuar nga media italiane ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli, në fillim ka premtuar se do të merrej me këtë histori, ndërsa sipas medias italiane më vonë ai e ka lënë , dhe nuk ka hapur më telefonin.
I kontaktuar nga Dritare.net, gazetari i emisionit “Le Iene” në Itali, Taulant Kopliku ka thënë se : “Deri tani nuk jemi kontaktuar aspak nga autoritetet shqiptare. Shpresojme qe te jene duke punuar ne heshtje. Ndersa per perpjekje, mund te them qe ka shume por gjithmone mbetet te presim. Shpresojme qe jo shume , lutemi.”
Pak ditë më parë edhe Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, kishte komentuar këtë rast duke thënë se: “Ne jemi të angazhuar maksimalisht dhe po punojmë me gjithë partnerët tanë, por kini parasysh se është një çështje shumë e ndjeshme dhe unë nuk mund të komunikoj për këtë rast,” tha ai./ I.M. J.H-Dritare.net