Largimi i Arta Markut/ Jep dorëheqjen shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme
E Premte 6 Dhjetor 2019, 12:12
Dritare.net
Ditën e sotme ish-kryeprokurorja e përgjithshme, Arta Marku i dorëzoi detyrën kryeprokurorit të ri, Olsian Çelës. Pak më parë në media u raportua se pak orë pas emërimit të tij, ka dhënë dorëheqjen edhe shefja e kabinetit në Prokurorinë e përgjithshme. Mësohet se ajo është Alketa Zifla. Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut./L.F-dritare.net